Reperja e njohur Loredana vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për karrierën e saj por dhe për jetën personale.
Pas ndarjes nga reperi Mozzik, Loredana u përfol se është në një lidhje me reperin Zuna dhe aludimet u përforcuan akoma më shumë pasi dy muaj më parë disa pamje ku Zuna shfaqej me një femër bionde, që mendohej se ishte Loredana bën xhiron e rrjetit.
Ata e mohuan lidhjen, por postimet në rrjetet sociale shtuan dyshimet madje Loredana e quajti Zunën “partner…në biznes”. E si të mos mjaftonin të gjitha këto, Loredana dhe reperi i famshëm publikuan këngën “Du Bist Mein” me të cilën kanë qëndruar në vend të parë të toplista të ndryshme si Zvicër dhe Gjermani.
Mesa duket, Loredana dhe Zuna kanë goxha kimi me njëri-tjetrin, pasi po kalojnë shumë kohë cilësore bashkë. Është reperja ajo që ka publikuar disa video në instastory ku duket shumë e lumtur në makinë me Zunën.
Se cili është statusi i tyre, nuk e dimë, por që ia kalojnë bukur në kohë karantine, duket qartë.