INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të lidhur para ''Për’puthen''? Rrushja dhe Erioni iu përgjigjen dyshimeve të konkurrentëve

Të lidhur para ''Për’puthen''? Rrushja dhe Erioni iu përgjigjen dyshimeve të konkurrentëve

Publikuar më: 19:39 28-12-2021

Rrushja është një nga konkurrentet më të reja në “Për’puthen”, që trazoi ujërat që me prezantimin e saj. Ajo tha që në fillim se ajo dhe Erjoni njihen por nuk dha më shumë detaje. Më pas, konkurrentja tregoi se është shok i ngushtë i djalit të xhaxhait të saj dhe para disa viteve kanë pasur thjeshtë flirt me njeri-tjetrin, ndërsa shtoi se u habit edhe ajo vetë nga reagimi i Erjonit kur ajo hyri në studio. Ndërkohë, me kalimin e ditëve, konkurrentët e tjerë, mes tyre Mikela, kishte vënë re shikime mes tyre, ndonëse nuk kishin afrimitet.

“Une i kam parë. Ti je ndryshe kur është Erioni aty”, tha Mikela, referuar Rrushes.

“Ke parë ti shikime të zjarrta prej meje?”, pyeti Rrushja Erionin, që u përgjigj shkurt “Jo”.

Megjithatë, kjo e fundit refuzoi se ka diçka mes tyre, ndonëse nuk mohoi se me kalimin e kohës gjërat mund të ndryshojnë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885