INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të lidhur prej kohësh dhe gati për fejesë?! Zbulohen detaje të reja nga marrëdhënia e Albi Nakos dhe Alba Hoxhës! [FOTO]

Të lidhur prej kohësh dhe gati për fejesë?! Zbulohen detaje të reja nga marrëdhënia e Albi Nakos dhe Alba Hoxhës! [FOTO]

Publikuar më: 11:55 29-07-2018

Prej gati një viti balerina Alba Hoxha përflitet se është dashuria e re e koreografit të njohur, Albi Nakos.

Të shumta kanë qenë rastet kur të dy janë munduar t’i shmangen përgjigjes, nëse janë apo jo në të vërtet në një romancë.

Por duket se zërat edhe pas një viti nuk janë mundur të shuhen. Ditët e fundit ka qenë vetë balerina, ajo që ka “provokuar” fansat duke postuar një foto me unazë.

“Unazën e gjeta, por më mungon…”, ka shkruar Alba në foton ku shihet me unazë në dorë. Të shumtë ishin ata që aluduan se çifti është në hapat e fundit të përgatitjeve përsa i përket ceremonisë së tyre të fejesës.

Mirëpo të dy, edhe Albi, edhe Alba e kanë mohuar një fakt të tillë. Koreografi, i pyetur nga Revista “Class” u shpreh se ky lajm është i rremë.

Ndërsa Alba ka publikuar një foto në “InstaStory” ku shkruan, “Beqare dhe e lumtur”, duke treguar në këtë mënyrë se nuk bëhet fjalë për fejesë.

Megjithatë, “Bluetooth” ka mundur të mësojë se çifti nuk do të organizojë asnjë fejesë apo ceremoni për kurorëzuar dashurinë e tyre.

bas.jpg

 

Ashtu si edhe më herët kemi thënë Albi dhe Alba prej kohësh janë bashkë, por duket se planet për një festë janë ende larg. Historia e tyre e dashurisë tashmë është një fakt për miqtë apo edhe familjarët e të dyve, ndaj festa “duhet të presë edhe pak”.

“Bluetooth” ka mësuar se kjo lidhje shihet me simpati edhe nga familjet e çiftit të ri, që tanimë nuk i kursejnë as darkat familjare, duke celebruar kështu dashurinë e tyre, por akoma pa një unazë.

Mbetet për t’u parë edhe sa kohë do t’i duhet këtij çifti për “të ndarë mendjen”. 

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215