Ishujt Bahams janë destinacioni i vetëm ku të gjithë do të donim të qëndronim në këto ditë të ftohta.
Megjithatë këtë privilegj duket se e kanë supermodelet si Bella Hadid, Emily Ratajkowski, Alessandra Ambrosio, Hailey Baldwin e shumë të tjera. Edhe pse nuk është e ditur ende pse vajzat janë mbledhur së bashku në këtë vend përrallor mendojme se ka lidhje me ndonje projekt të ri. Sido që të jetë, e vetmja gjë që do donim këto momente është të kishim lindur supermodele!