Duke lujatur me fatin hyjne e dalin ne shtepite e tyre, banoret e një pallati në zonën e Unazës së Re, ku ashensori është pothuajse i shkatërruar. Ashensorët e vendosur në disa pallate në Tiranë nuk përmbushin kushtet minimale të sigurisë. Banorët tregojnë se kanë frikë për jetën e tyre pasi kanë ngelur disa herë brenda, në ashensorin që hapet e mbyllet disa herë, ndërsa gjatë funksionimit lëshon një zhurmë të tmerrshme.
Ndryshimet e njëpasnjëshme të administratorëve dhe fakti se disa banorë nuk pranojnë të mbajnë përgjegjësi e kanë çuar në këtë situatë ashensorin e pallatit. Por ka edhe raste në pallate të tjera, ku banorët tregohen të kujdesshëm duke paguar mirëmbajtjen për të qënë të sigurtë.
Por administrimi vazhdon të mbetet një problem për banoret e Tiranes. Ndaj ngjarje si ajo e rënies së zjarrit në ashensor ku dhe humbi jetën një 30-vjeçare, mund të përsëriten. Nderkohe bashkia e Tiranës ka nisur të zbatojë projektin për bashkëpronësinë dhe ‘administratorët e pallateve’.