Aktualisht janë ndër çiftet më të bukura të showbizit botërorë, lajmi se do bëheshin me fëmijë ishte kryelajmi i shumë medieve rozë pothuajse në të gjithë botën.
Këngëtari i famshëm John Legend dhe bashkëshortja e tij, modelja Chrissy Teigen, janë prindër të një vogëlusheje tejet simpatike me emrin Luna.
Ndërsa tani, kur Luna ka filluar t’i bëjë hapat e saj të parë, në jetën e tyre do ketë edhe një tjetër bekim.
E këtë njoftim kaq të bukur, e dha Tiegen përmes një videoje në Instagram, ku bën një bashkëbisedim me vogëlushen e saj.
Chrissy i drejtohet Lunës duke treguar nga barku: “Çfarë ka aty?”, “Bebi”- thotë vogëlushja e ëmbël.
Tashmë u bë e ditur edhe kjo, çifti i famshëm po presin fëmijën e dytë dhe kjo është një arsye për ta për të qenë shumë të lumtur, ngase për shtatzëninë e parë, shkruan prive. Ata ishin ballafaquar me disa probleme shëndetësore dhe ardhja e Lunës në jetë, ishte një rrugëtim i gjatë e plot sfida.