INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të lumtur sa për

Të lumtur sa për "sy e faqe": E vërteta pas martesës së nderë të Brad Pitt me Angelina Jolie

Publikuar më: 09:15 29-09-2016

Bota u trondit kur Angelina Jolie filloi procedurat për divorc javën e kaluar pas plot 12 vitesh së bashku në të cilat dy si të martuar.

Por kjo nuk ishte dhe aq e papritur për dy personazhet kryesore, të cilët kishin vuanin krisjet në marrëdhënien e tyre prej kohësh. Us Weekly bën me dije se edhe pse zyrtarisht Brad dhe Angelina ishin bashkë dhe jetonin në pronën e tyrë madhështore në Hollywood Hills, ata qëndronin në dy krahë shumë të ndryshëm të saj, të distancuar nga njëri-tjetri. Ata kishin filluar në këtë mënyrë jetë të ndara pasi dhe debatet mes tyre sa vinin dhe bëheshin më të shpeshta dhe më të forta. Burime pranë Angelina bëjnë me dije se ajo nuk e duroi dot faktin se Brad filloi të fliste me njerëz të tjerë për problemet e tyre, ndërsa ky i fundit bëhet me dije se kërkonte vetëm pak mbështetje nga miqtë pasi nuk dëshironte të qëndronte i vetëm. Duket se debati i fortë i Brad me djalin Maddox ishte vetëm pika që mbushi kupën. 

Duke gjykuar madhësinë e pronës që kap një sipërfaqe prej 7500 m katrorë, ata kishin vend sa të duash për të shmangur njëri-tjetrin.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264