INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të majtë e të djathtë bashkohen në Berlin për negociatat. A do marrë Shqipëria dritën jeshile nga Gjermania?

Të majtë e të djathtë bashkohen në Berlin për negociatat. A do marrë Shqipëria dritën jeshile nga Gjermania?

Publikuar më: 13:14 05-06-2019

Të majtë dhe të djathtë ndodhen në Berlin për të bindur qeverinë gjermane që të jap votë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian. Kryeopozitari Lulzim Basha, i cili prej tre ditësh ndodhet në Gjermani dhe një ditë më parë zbuloi se mesazhi që ka marrë nga zyrtarët e Berlinit është se negociatat nuk hapen pa u zgjidhur kriza politike. Sot ai ka anashkaluar mesazhet politike duke u fokusuar tek binzesi dhe ekonomia. “Thithja e investimeve gjermane dhe bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve për t’i përgatitur për tregun e punës në Shqipëri, Gjermani e vende të tjera të Bashkimit Europian janë objektivi ynë prioritar. Sot biznesi shqiptar dhe investitorët e huaj kanë nevojë për shtet ligjor, sisteme funksionale, konkurencë të ndershme dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Unë dhe Partia Demokratike nuk do të ndalemi derisa ti bëjmë realitet këto”, thotë Basha në një prej takimeve të sotme. 

Kurse Taulant Balla në një intervistë për “Deusche Ëelle” mbajti një qëndrim të fortë politik dhe për mungesën e dialogut fajësoi opozitën.
“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për dialog dhe besoj se jemi të maturuar tashmë për të pasur një dialog pa qenë nevoja e miqve të huaj për të ardhur e për të na ulur në tavolinë. Lidershipi i PD vijon qasjen e tij kundër reformës në drejtësi, kundër zhvillimit normal të demokracisë në Shqipëri, duke artikuluar kërkesa që në asnjë rast nuk mund të merren në konsideratë nga ana jonë”, theksoi Balla.
Në Berlin ndodhen edhe dy ministrat, Sandër Lleshaj dhe Etilda Gjonaj, të cilët kanë patur takime me përfaqësues të qeverisë gjermane, Ministrisë së Brendshme dhe Bundestagut. Suksesi më të madh për dy ministrat është përmendur reforma në drejtësi. Por ndërsa politika shqiptare është përqendruar në Gjermani janë edhe tre vende të tjera si Holanda, Franca e Danimarka, që sipas raportimeve të mediave të huaja, janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543