INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të majtët kundër dhe 61 orë debat, miratohet projektligji për imigracionin në Francë, do të ketë masa për...

Të majtët kundër dhe 61 orë debat, miratohet projektligji për imigracionin në Francë, do të ketë masa për...

Publikuar më: 08:51 23-04-2018

Dhoma e ulët e parlamentit të Francës ka miratuar një projektligj për imigracionin që është kritikuar nga të majtët të cilët e kanë cilësuar si shumë kufizues ndryshe nga të djathtët që e kanë konsideruar tejet tolerant.

Pas 61 orësh debat, projektligji është miratur me mbështetjen e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, u shpreh se masa synon të krijojë “kontrollim më të mirë” të imigrimit. Përmes projekligjit, është planifikuar që vendimi për azilkërkuesit të bëhet i ditur brenda gjashtë muajve si dhe të bëhet më i lehtë dëbimi i personave që cilësohen si migrantë “ekonomikë” raporton Newsbomb.al

Refugjatëve të pranuar do t’iu rritet ndihma me qëllim të integrimit në shoqëri por edhe për qasje më të mirë në shkollat franceze. Vitin e kaluar, Franca ka pranuar një numër rekord prej 100,000 azilkërkuesish.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002