INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Të mashtrosh për 40 lekë nuk ja vlen, paligjshmëria po ju merr më qafë…”, Braçe paralajmëron ata që abuzojnë

“Të mashtrosh për 40 lekë nuk ja vlen, paligjshmëria po ju merr më qafë…”, Braçe paralajmëron ata që abuzojnë

Publikuar më: 16:11 29-08-2019

Zvkryeministri Erjon Braçe ka dalë hapur kundër atyre që kanë falsifikuar biletat e tranportit publik, ku pas një operacioni Policia vuri në pranga 8 persona. Brace bën të ditur, se aksionet kundër informalitetit dhe shkeljes së ligjit do të vijojnë në të gjithë vendin, ndërsa shtoi se nuk do të kursehet asnjë abuzues.

Numri dy i qeverisë thekson se aksionet e tilla nuk janë “një shaka por thjesht zbatimi i ligjit”. Mes tjerash ai fton të gjithë të qytetarët dhe subjektet tregtare të tregohen të kujdesshme, pasi në të kundërt i pret ndëshkimi sipas ligjit.

“Vazhdoni merreni me të qeshur! nuk është lojë! Paligjshmëria po u merr në qafë!
Nuk u kërkon kurrkush asgjë tjetër vec të jeni të ligjshëm, të paguani taksat!

Ti hysh rruges së mashtrimit edhe për 40 leke-sic këto biletat, nuk ja vlen, nuk ju duhet! Rrini të ligjshëm, fitoni atë që ju takon, paguani tatimet për atë që qarkulloni e për atë që fitoni; Shiheni, ju kushton shumë më lirë! Ne na duhet vec kjo; Të jeni të ligjshëm, të punoni e fitoni, nuk na duhet as bllokimi e nuk na duhen as prangat për ju!

Vec atë që ka përcaktuar ligji! Aaa dhe një gjë; Mos gënjeni! Mbi të gjitha mos gënjeni duke e pare tjetrin ne sy!” shkruan ndër të tjera Braçe në postimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605