Policia e Bulqizës ka parandaluar grabitjen e një bankomati të një filiali banke të nivelit të dytë, ndërsa ka arrestuar 2 autorët e dyshuar. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin E.A, 31 vjeç dhe F.L, 35 vjeç, banues në Bulqizë (të dy të dënuar më parë për veprën penale të Vjedhjes).
“Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta tentuan të vjedhin bankomatin e filialit të një banke të nivelit të dytë në “Lagjen e Re” Bulqizë”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” , kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 136/2 e 25 22 të Kodit Penal.