INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të mbijetosh duke marrë borxhe. Familjet shqiptare me hua e kredi

Të mbijetosh duke marrë borxhe. Familjet shqiptare me hua e kredi

Publikuar më: 14:04 29-09-2018

Situatë aspak pozitive për familjet shqiptare. Rreth 30% e tyre rezultojnë me borxhe në pjesën e parë të vitit 2018 ndërsa është rritur me 5% kredia konsumatore. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, kjo shifër është e pandryshuar krahasuar me një vit më parë, por ajo që është shqetësuese është fakti që niveli i shpenzimeve është rritur më shumë se të ardhurat. Nga vrojtimi rezulton gjithashtu se aftësia paguese e këtyre familjeve është përkeqësuar nëse e krahasojmë me një vit më parë. Raporti i Bankës së Shqipërisë për stabilitetin financiar tregon se rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare të ardhura-shpenzime. Gjithashtu në raport theksohet ndër të tjera se familjet që kanë marrë boxh deklarojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese. Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve tregon se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, numri i të punësuarve ka shënuar rënie në terma vjetorë, kryesisht nga rënia e punësimit në sektorin shtetëror, ndërkohë që numri i të punësuarve në sektorin privat dhe i të vetëpunësuarve, ka rezultuar në rritje. Por parashikimi deri në fund të  gjysmës së dytë të vitit 2018, sipas raportit nuk do të sjellë asnjë ndryshim pozitiv. Ndër të tjera në raportin e Bankës së Shqipërisë theksohet se në 6 muaj e parë të këtij viti ka pasur një rritje të ndjeshme të kredisë konsumatore ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme që zë 63% të kredisë për individët nuk shënoi ndryshime.  Kërkesa e individëve për kredi vijon të mbetet e fortë, ndërkohë që kushtet e kreditimit për individët janë lehtësuar disi gjatë tremujorit të dytë të vitit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019888877868652