INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të mbijetuarit e 11 shtatorit, preken nga kancere të rralla, pas sulmit terrorist

Të mbijetuarit e 11 shtatorit, preken nga kancere të rralla, pas sulmit terrorist

Publikuar më: 08:34 11-09-2018

Kur John Mormando u njoftua për diagnozën e kancerit të gjirit në mars, ai u tregoi miqve për shokun që pësoi në ato momente.. Në fund të fundit, më pak se 1 për qind e rasteve zhvillohen tek meshkujt. Ai nuk priste që të dëgjonte se kolegët e tij nga Shkëmbimi Tregtar i Nju Jorkut, ku ata u kthyen për të punuar së shpejti pas sulmeve terroriste më 11 shtator 2001, gjithashtu vuanin nga kanceri.
"Ne nuk e kishim idenë se vite më vonë do të prekeshim nga ajo që po ndodhte atje, por shkonim të punonim si çdo ditë", tha Mormando, 51 vjeç.
Sëmundjet dhe paaftësitë e tjera fizike mund të zgjasin disa vjet, ndonjëherë me dekada, për t'u zhvilluar me simptoma të dukshme, që do të thotë se të mbijetuarit e 11 shtatorit dhe personat e ndihmës së parë si Mormando përballen me pasiguri rreth shëndetit të tyre. Programi Shëndetësor i Qendrës Botërore të Tregtisë u krijua në vitin 2011 për të siguruar mbulim të plotë të kujdesit shëndetësor për personat e ndihmës së shpejtë dhe për të mbijetuarit e sulmeve në New York City, Pennsylvania dhe Pentagoni.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557