INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të mirat e martesës me bashkëshort më të madh në moshë

Të mirat e martesës me bashkëshort më të madh në moshë

Publikuar më: 18:54 02-02-2016
Në dashuri thuhet  se mosha nuk ka rëndësi.
Në shumë vende paragjykohen femrat të cilat nuk e kanë partnerin moshatar, apo me shumë pak vite diferencë. E para gjë që të shkon në mendje është pasuria, pra mënyra më e lehtë për të siguruar jetesën. Ekspertët kanë  dhënë disa arsye të tjera, pse martesa me dikë më të madh në moshë ka shumë gjëra pozitive. 
 
1. Fëmijët nuk janë prioriteti i tij
Nëse ju nuk dëshironi të keni fëmijë, për një partner të ri në moshë ky do ishte problem. E kundërta ndodhë me dikë  më të madh në moshë, sepse mund te ketë fëmijë nga martesa e kaluar , ose është i sigurt që nuk dëshiron të bëhet prind.
 
2. I kushton rëndësi pamjes së jashtme
Fakti që ai është me një femër më të re në moshë bën që pamja e jashtme të ketë rëndësi për të.Ai nuk dëshiron të duket keq te ju, që mos të duket shumë ndryshimi  i moshës mes jush. Fakti që je  i martuar, nuk do të thotë se nuk duhet të kujdesesh më  për  pamjen e jashtme.
 
3. Nuk i pëlqejnë më lojërat 
Një mashkull me eksperiencë, i ka kaluar aventurat dhe i merr gjërat më seriozisht. Me këtë partner ju do ndjeni më shumë  siguri për të ardhmen.
 
4. Mësoni më shumë nga partneri  juaj
E kaluara e tij, historitë e ndryshme që do dëgjoni prej tij do ndikojnë edhe te ju. Meshkujt më të mëdhenj në moshë gjithmonë do kenë diçka për të treguar, prandaj kjo do e bëjë lidhjen tuaj edhe më të larmishme.
 
5. Ju bën të ndiheni mirë në çastet  intime
Një partner me eksperiencë seksuale është më i duruar, i dashur dhe ju mbush me ngrohtësi. Ai e di mirë se ç’duhet të bëjë për të pasur raport të shëndetshëm seksual në çift.
 
Article Logic
Execution time: 0.00357985496521