INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të miturit me dënime të lehta, jo me burg. Ja nisma më e re e ndërmarë për ta

Të miturit me dënime të lehta, jo me burg. Ja nisma më e re e ndërmarë për ta

Publikuar më: 14:35 21-10-2018

Durrësi tashmë është qyteti i tretë Tiranës dhe Korçës që i bashkohet zbatimit në praktikë të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit.

Ministria e Drejtësisë dhe Bashkia e Durrësit kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale e të miturve në konflikt me ligjin. Kjo marrëveshje iu jep mundësi të miturve që kanë kryer një vepër të lehtë penale dhe jo me pasoja të rënda që të korrigjohen, këshillohen, informohen dhe udhëzohen se si mund të përmirësojnë sjelljen, se si mund të riparojnë dëmin e shkaktuar apo se si mund të pajtohen me viktimën nëpërmjet zbatimit të masave alternative të shmangies nga ndjekja penale.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministri i Drejtësisë z.Toni Gogu dhe nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, z.Florian Tahiri. Në fjalën e tij zv.ministri i Drejtësisë falenderoi strukturat përkatëse në institucionet shtetërore, por edhe organizatat e shoqërisë civile që janë bërë pjesë e ndërtimit të mekanizmave institucionalë që duhen për të vënë në zbatim Kodin e Drejtësisë për të Miturit.

Sipas tij “një element shumë i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi është aksesi që qytetarët kanë në sistemin e drejtësisë dhe aksesi i qytetarëve të rinj, apo i qytetarëve vulnerabël që është siguruar përmes një sërë ndërhyrjesh në legjislacion ka qenë një nga fokuset kryesore të reformës”.


Sipas marrëveshjes, Bashkia e Durrësit ka vënë në dispozicion të trajtimit dhe rehabilitimit të të miturve në kontakt me ligjin dy qendra sociale miltidisiplinore, njëra prej të cilave ndodhet pranë një zonë shumë të populluar nga një komunitet që problematikat dhe nevojat kërkojnë adresim me masa me natyrë sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947