Të shohësh një film është gjithmonë një ide e mirë. Në ditët kur nuk jeni të motivuar për asgjë, kur koha nuk është shumë premtuese për të shijuar natyrën, por dhe se nuk keni çfarë të bëni në shtëpi, një film do të ishte një zgjidhje perfekte.
Nëse dëshironi që të futeni në gjendjen e emocioneve të forta, këta filma romatikë duhet t’i shihni të paktën njëherë në jetë.
1.Një romancë nostalgjike me adoleshentë: “A Cinderella Story”
Një version modern i historisë së Hirushes, e cila është jetime,dhe i shërben njerkës së keqe dhe dy motrave të saj. Hilary Duff e ben këtë film që të gjithë ta dashurojmë.
2.The Notebook
Një ndër filmat më të bukur romantikë që ka bërë të gjithë njerëzit të emocionohen dhe të përloten teksa e kanë parë. 1 histori e vërtetë dhe e fortë dashurie mes Një djaloshi të varfër dhe një vajze të re dhe të pasur. Të dashurosh është që ta lesh tjetrin të lirë për të gjetur lumturinë e tij, ky është pak a shumë mesazhi i këtij filmi romantik dhe pikërisht këtë bën ai, i fal asaj ndjenjën e lirisë.
3.Një film romantik dhe klasik? Duhet të shihni me patjetër ‘Before Sunrise’ i vitit 1995. Filmi sjell historine e 2 të rinjëve ëndërrimtarë të cilët joshin njëri-tjetrin me mendjen dhe fjalët e tyre duke shëtitur përgjatë një dite dhe nate në Vjenën piktoreske.
4.E kush tha që Jim Carrey nuk mund të të bej të lotosh nga emocionet dhe jo vetem nga humori? Nëse nuk e besoni, provoni te shihni filmin ‘Eternal Sunshine of the Spotless Mind’ i vitit 2004 dhe do të bindeni! Filmi tregon se sa e rëndësishme është që edhe dashurinë e humbur ta kujtojmë herë pas here dhe të mos e fshijmë nga memoria pasi janë ato kujtime që na bëjnë ata që jemi.
5.’Eat, Pray, Love’
Nëse ju dëshironi që të udhëtoni dhe të përjetoni emocionet e verteta të dashurisë, atëherë ja ku është ky film për ty. Liz e interpretuar nga Julia Roberts kishte gjithçka në jetë, punë, karrierë dhe një jetë të qëndrueshme, por ajo i la ato për të dal nga zona e saj e komfortit e për të përjetuar gjëra të reja, pasi çdo gjë për të ishte kthyer në monotoni. Në këtë mënyrë ajo vendos që të udhëtojë dhe të eksplorojë botën. Liz përjeton kënaqësinë e thjeshtë të ushqimit në Itali; fuqinë e lutjes në Indi, dhe, së fundmi dhe papritur, paqen e brendshme dhe dashurinë në Bali.
6. “The Theory of Everything” është një film mbi fizikanin e ndjerë, Stephen Hawking (Eddie Redmayne), i cili tregon momentin kur smurt dhe i japin vetëm dy vite jetë. E dashura e tij, Jane, refuzon të heqë dorë nga marrëdhënia e tyre. në film shohim se në jetën e përditshme jo gjithçka përshtatet dhe ka kuptim. Duhet të bëhen kompromise; njerëzit duhet të kalojnë nëpër pengesa.
7. ‘La La Land’, i vitit 2016 është një ndër filmat e preferuar. Historia midis Mias dhe Sebastian, që theu shumë zemra padyshim, do ta kthejnë pas shume vitesh një klasik këtë. Nëse ju i doni filmat muzikal përpos romantikëve, atëherë ja zgjidhja ideale për ty. Vlen të theksojmë se filmi ka kostumografi shumë të mire, një koreografi brilante mes Ryan dhe Emma Stone.