Murati dhe Ola ishin dy nga personazhet e Përputhen që dolën çift nga emisioni. Dyshja vazhduan njohjen e tyre jashtë por në rrjetet sociale Ola dhe Murati nuk publikuan asnjë foto apo video që të vërtetonin se ishin bashkë.
Pak kohë më parë u përfol në rrjetet sociale se Murati dhe Ola i kanë dhënë fund lidhjes së tyre por mesa duket jo. Së fundmi në një postim të Muratit në Instagram dyshja i kanë shprehur dashurinë njëri-tjetrit duke i dërguar emoji zemra.
Pas kësaj Ola ka publikuar një video ku shfaqet me Aristelën dhe ajo e pyet se si shkon me Muratin dhe Ola përgjigjet “Mirë fare”.