Tashmë kemi dëgjuar kaq shumë bashkime e ndarje në showbizz kohëve të fundit dhe nuk dimë nëse duhet të gëzohemi më parë apo të trishtohemi sepse duket sikur çiftet e showbizz-it janë të destinuar të na thyejnë zemrat kur gjërat shkojnë keq.
E megjtihatë nuk mund t’a mohojmë se shpesh dëshirojmë që shumë prej perzonazheve tona të preferuara t’i shohim sërish bashkë.
Kështu ka ndodhur së fundmi me aktoren e njohur si "Syreja" tek seriali turk "Nusja nga Stambolli", Asli Enver, e cila ishte prej disa vitesh e lidhur me këngëtarin Murat Boz.
Mirëpo, në prill të këtij viti bëri bujë të madhe ndarja e çiftit, pasi gjërat mes tyre nisën të mos funksiononin.
Megjithëse u ndanë, ata nuk i fshinë fotot me njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram, duke lënë fansat të shpresonin se çifti mund të bashkohej.
7 muaj pas ndarjes së tyre, mediat turke shkruajnë se Asli dhe Murat i kanë dhënë edhe një shans njëri-tjetrit. Kanë qenë miqtë e ngushtë të çiftit ata që kanë insistuar ti ulin edhe njëherë së bashku për të diskutuar për lidhjen e tyre dhe duket se ata kanë zgjidhur gjithçka, duke u rikthyer sërish me njëri-tjetrin.