INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ndryshosh gjininë në gjendjen civile. Ja kush e kërkon

Të ndryshosh gjininë në gjendjen civile. Ja kush e kërkon

Publikuar më: 15:17 17-05-2018
Ambasada Pink që mbron të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri i kërkon Kuvendit të miratojë projektligjin për njohjen e identitetit gjinor. 
Në ditën kundër homofobisë, Komuniteti LGBTI kërkon ndryshimin e ligjit aktual të gjendjes civile që një person nëse ndryshon gjininë pas pjekurisë së tij mund ta reflektojë këtë në dokumentet e identitetit. Drafti është dorëzuar në Kuvendin të Shqipërisë. 
 
Kjo do të thotë ndryshime në ligjn aktual në gjendjet civile dhe gjykatat të njohin dhe ti pasqyrojnë në dokumentet e identitetit kur bëhen ndryshime të orientimit seksual. 
Propozimet e para të këtij drafti janë bërë 5 vite me parë, por asnjëherë nisma nuk ka gjetur përkrahje të deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë për të mbledhur firma dhe për të bërë ndryshimet me kërkesë të komuniteti LGBT. 
 
Legjislacioni shqiptar njeh vetëm dy gjini: mashkull dhe femer dhe nuk lejon asnjë mundësi për të ndryshuar gjininë kur një person pas moshës 18 vjeç kërkon të bëjë ndryshim të identitetit të tij gjinor. Projekligji i përgatitur u bë pjesë e diskutimit publik në 17 maj, në ditën kundër homofobisë.  
 
lgbti.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0017950534820557