Disa javë më parë moderatorja Roza Lati kishte të ftuar në programin e saj ‘Why not’ Miss Universe Trejsi Sejdini.
Në postimet e tyre në Instagram, vajzat kanë postuar shpesh foto e video me njëra-tjetrën, ndërsa së fundmi Roza Lati i ka bërë një dedikim special Trejsit.
teksa ka ndarë në rrjetet sociale foto me miken e saj Trejsin ajo ka rrëfyer sesi ka nisur historia mes tyre.
"Duhet të jetoja me Trjesi Sejdinin te shtëpia e saj, që ta njihja kush është kjo vajzë. Dhe kjo është binjakja ime. Shumë dashuri për ty vajzë."
"Si jemi njohur bashkë, ishe aty për mua kur unë isha keq, shumë keq. Të dua vajzë. Ti e di që më ke mua."- shkruan Roza krahas fotove me Trejsin.
Pas këtyre deklaratave, Trejsi ka reaguar duke i postuar në Instastory dhe duke i thënë Rozës publikisht: "Të dua".