INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ofrosh para për të goditur në fytyrë shqiptarin më të urryer në Amerikë! Është për një kauzë të mirë

Të ofrosh para për të goditur në fytyrë shqiptarin më të urryer në Amerikë! Është për një kauzë të mirë

Publikuar më: 19:03 29-09-2016

Sa para do paguanit për të goditur në fytyrë shqiptarin më të urryer në Amerikë? Nëse e keni menduar ndonjëherë këtë, tashmë ju tani keni mundësinë për ta bërë. Martin Shkreli u cilësua si “Njeriu më i urryer në Amerikë” pasi inatosi popullin amerikan me rritjen e çmimit të një ilaçi të përdorur për të trajtuar sëmundjet AIDS dhe kancerin, nga 13.50 dollarë në 750 dollarë. Ai gjithashtu mbështeti rritjen e çmimit të ilaçit “Epipen”, si dhe ka deklaruar që Hillary Clinton vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Shkreli tashmë ka ndërmarrë një nisme pozitive për të ndihmuar djalin e mikut të tij që po vuan nga kanceri. Ai ka postuar në Twitter duke ofruar veten për një darkë, shpullë ose grusht në fytyrë në këmbim të parave për bamirësi. Ofertat e bëra 32 vjeçari i publikon në Twitter, ku dy më të lartat ishin 78 mijë dollarë dhe 50 mijë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889