INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të pafat, mundemi nga Zvicra 0-1 [VIDEO]

Të pafat, mundemi nga Zvicra 0-1 [VIDEO]

Publikuar më: 16:14 11-06-2016

Hymni ynë kombëtar u këndua për herë të parë në një kompeticion të një rëndësie kaq të madhe dhe treguam se nuk jemi rastësisht aty.  Kombëtarja jonë edhe pse në disfavor numerik,  u tregoi gjithë skeptikëve se është e denjë të luajë edhe ndaj ekipeve të mëdha nën një presion shumë të madh. Ndeshja e zhvilluar në Lens, filloi mirë për Zviceranët të cilët shënuan që në minutën e 5-të nga një goditje këndi me anë të Fabian Schar.Në momentin më të mirë të ndeshjes për përfaqësuesen tonë, ndodhi ajo që nuk duhej. Kapiteni ynë në një moment shumë të vështirë prek një top me dorë dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 lojtarë që në pjesë të parë. 

Mirëpo kjo nuk ndikoi në moralin e heronjve tanë, pasi edhe me një lojtar më pak zhvilluan një lojë cilësore.  I pafat dhe i pasaktë  Armando Sadiku që nuk arriti të shënonte në dy raste përballë portierit. I mahnitshëm Etrit Berisha, i cili ishte si nje fortese per sulmuesin helvet Seferovic. Gashi kishte mundësinë e artë në minutat e fundit të çonte rezultatin  në 1 me 1 dhe të merrnim një pikë të vlefshme,  por portieri Sommer e ndaloi atë. Zvicra ngjitet në kuotën e 3 pikëve, në kuota të barabarta me Francën.  Ndeshja e parë në Euro 2016, nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç prisnin të gjithë tifozet, por gjen vend shprehja, "Shpresa vdes e fundit". Urojmë që të marrim një rezultat pozitiv ndaj Francës me 15 qershor! 

Article Logic
Execution time: 0.0029709339141846