INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të pakën 20 të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në Somali

Të pakën 20 të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në Somali

Publikuar më: 09:34 14-10-2018

20 persona kanë mbetur të vrarë  pas dy sulmeve vetëvrasëse që goditën të shtunën qytetin jugor somalo të Baidoa, tha një zyrtar lokal i spitalit. "Ne morëm 20 të vdekur dhe rreth 40 të tjerë të plagosur nga shpërthimet binjake  dje", u tha gazetarëve të dielën Abdifatah Hashi, drejtori i përgjithshëm i spitalit të qytetit Baidoa. Militantët e al Shabaab të lidhur me al-Kaidën, të cilët dëshirojnë të rrëzojnë qeverinë qendrore të mbështetur nga perëndimi të Somalisë dhe të imponojnë sundimin e tyre bazuar në një interpretim strikt të ligjit sheriatik islam, morën përgjegjësinë për sulmet. "Ajo që duket se ishin dy bomba vetëvrasëse shpërthyen në dy restorante në Baidoa," i tha Reuters të shtunën, Ali Aden, një oficer policie në qytet. Banorët e Baidoa thanë për Reuters se dëgjuan dy shpërthime me zë të lartë në mbrëmje, pasuar nga shtëllunga të mëdha tymi.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213