INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të paktën 70 civilë të vdekur nga bombardimet e regjimit

Të paktën 70 civilë të vdekur nga bombardimet e regjimit

Publikuar më: 07:56 15-08-2016

Regjimi sirian dhe aleatët e tij rusë kanë intensifikuar 24 orët e fundit sulmet e tyre në zonat që mbahen nga rebelët dhe xhihadistët në Alepo dhe në rajone të tjera në veri të vendit, duke vrarë rreth 70 civilë.

Pikë kryesore e luftës që shkatërron Sirinë prej pesë vitesh, Alepoja është e ndarë që prej vitit 2012 në lagje rebele në lindje dhe lagje proregjimit në perëndim.

Dhe secili prej protagonistëve, që i ka bërë thirrje mijëra personave për përforicme, përpiqet të pushtojë krejt territorin e qytetit të dytë më të madh në vend.

Luftimet janë përqëndruar për momentin në jug dhe juglindje të Alepos, por beteja e vërtet për qytetin ende nuk ka filluar.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771