INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Të paktën nuk jemi futur në ‘Përputhen’ t’i gjejmë qyl gjërat’, Ana i kthehet ndjekësit

‘Të paktën nuk jemi futur në ‘Përputhen’ t’i gjejmë qyl gjërat’, Ana i kthehet ndjekësit

Publikuar më: 20:31 05-04-2021

Ana Kauri ka qenë një ndër konkurrentet më të komentuara të “Përputhen” dhe vazhdon të mbetet e tillë dhe pas daljes nga programi. Ajo realizon shpesh biseda virtuale me ndjekësit e saj, ashtu siç ka bërë dhe së fundmi.

 

Ana i ka pyetur ndjekësit rreth sakrificave që kanë bërë në jetë. “Të paktën nuk jemi futur tek “Përputhen, t’i gjejmë gjërat qyl”, e ka thumbuar njëri prej tyre. Kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer aspak ish-konkurrentes, e cila i ka thënë se dhe “Përputhen” ka rreziqet e veta pasi asgjë nuk të jepet qyl sot.

 

“Asgjë nuk të jepet qyl sot! Nëse të duket kështu kujto pak riskun e madh që merr në momentin që del në një program si Për’puthen që do komentohesh 24/7 për çdo gjë tënden dhe presionin e madh psikologjik që të krijohet, dhe për më tepër duhet të dish të menaxhosh çdo situatë. Është e lehtë të flasësh për të tjerët”, i është kthyer Ana.

Article Logic
Execution time: 0.0038301944732666