Ai është një nga reperat më të suksesshëm shqiptarë. Gjithmonë e shohim nëpër udhëtime, koncerte e shumë angazhime në studio muzikore, por Noizy gjen gjithnjë kohë për familjen e tij. Mallin e vajzës të cilën e ka shumë larg, ia shuan mbesa e saj e vogël Prayla. Ata të dy janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe Prayla e vogël nuk i ndahet dajë Noizyt, vetëm në koncertet e tij nuk ka shkuar ende pasi është shumë e vogël. Përpos dashurisë që kanë për njëri-tjetrin dhe lidhjes së ngushtë, ata edhe ngjajnë. Prayla ka marrë jashtëzakonisht shumë nga daja dhe fotot që realizojnë sëbashku janë me të vërtetë të bukura. E tillë është edhe e fundit e publikuar ditën e sotme nga Noizy. Ai dhe mbesa e tij kanë bërë të njejtin shikim, sikur janë të çuditur nga ajo çfarë u kanë thënë. I lumtë dora fotografit!