Pas humbjes së sotme në Kamëz, tekniku italian i kampit të Partizanit, Mark Iuliano është shkarkuar nga posti i trajnerit.
Iuliano erdhi në verë te Partizani dhe shihej nga të gjithë me optimizëm si njeriu që do e rikthente ekipin te titulli kampion, por ai ka dështuar në çdo aspekt.
Në 9 javë kampionat, Partizani ka grumbulluar vetëm 11 pikë duke mbajtur vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit çka tregon hapur dështimin e tij.
Ndërkaq, Partizani ka mbyllur marrëveshjen me Edgar Çanin dhe sulmuesi nuk do paraqitet më në skuadër duke ndërprerë para kohe kontratën.
Tashmë situata vazhdon të jetë e turbullt deri sa presidenti Demi të gjejë trajnerin e ri. Skuadra momentalsisht ka mbetur në urdhërat e zv.trajnerit, Klevis Dalipi.