Moti me alternimet e tij na ka befasuar këto ditë
Stina e verës me temperaturat e larta do të nisë më 1 qershor. Deri të mërkurën e ardhshme, do ketë ende vranësira te alternuara me diell. Javën e ardhshme do të ketë alternim të vranësirave dhe kohës me diell. Në datën 1 qershor e në vazhdim parashikohen temperatura deri në 30 gradë në zonat malore dhe 34 në zonat bregdetare. Pas 1 qershorit e në vazhdim edhe Shqipëria sikurse pjesa tjetër e rajonit do të jetë nën ndikimin e rrymave të nxehta afrikane.