INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të parfumosesh me 'noviçok'. I dashuri rrëfen nga spitali, si u helmua me kimikat 44-vjeçarja

Të parfumosesh me 'noviçok'. I dashuri rrëfen nga spitali, si u helmua me kimikat 44-vjeçarja

Publikuar më: 12:20 18-07-2018

Viktima e agjentit nervor noviçok, Dawn Sturgess gjeti vdekjen pasi u spërkat me kimikatin e hedhur brenda një shishe parfumi. Ajo ka lyer dy kyçet e duarve të saj, me të duke menduar se ishte parfum. Kështu ka pohuar i dashuri i saj Charlie Rowley nga shtrati i tij në spital, pasi çifti ishte ekspozuar ndaj helmit të prodhuar në Rusi, në Salisbury, Wiltshire. Rowley bëri zbulimin tronditës lidhur me vdekjen e 44-vjeçares. Nëna e tre fëmijëve vdiq në spital më 8 korrik pasi mbeti pa ndjenja në Amesbury, vetëm tetë ditë më parë. Vdekja e saj erdhi pak kohë pasi ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia u ekspozuan ndaj agjentit nervor. "Vëllai im më tha se ju kujtua se Dawn kishte mbuluar me parfum të dyja nyjet e duarve. Ai gjithashtu përmendi se ndihej një aromë e çuditshme amoniaku nga parfumi ”- tha vëllai i Charlie, Matthew. Charlie ishte duke luftuar për jetën pas ekspozimit ndaj Noviçok, por tani po shërohet në spital. Matthew tha familja u lejua ta vizitonte per se ai ishte bërë "kockë e lëkurë". Ai ishte gjysmë i zgjuar dhe përsëriste i zemëruar. “Ata vranë të dashurën time, ata vranë të dashurën time! ". Policia ka konfirmuar se një shishe e vogël u gjend në shtëpinë e Charlie dhe Dawn, që përmbante të njëjtin agjent nervor të përdorur në rastin e helmimit të Skripaleve.

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377