Ajo shumë shpejt po kthehet në një nga yjet më të kërkuara të industrisë muzikore.
Dhe Bebe Rexha, këngëtarja me prejardhje shqiptare, e vërtetoi këtë edhe me performancën e fundit që mbajti në “Heaven” , një club nate për homoseskualët në Londër.
26 vjeçarja aty ka treguar se di të dhurojë performanca shumë të nxehta duke i ekzaltuar fansat dhe jo vetëm, nën ritmet e këngës “No Hearts Broken”, në bashkëpunim me Nicky Minaj. Veshja që mbante i lejonte këngëtares që të tregonte mjaftueshëm nga asetet e saj. Bukuroshja shqiptare arriti të japë një nga performancat më hot dhe aq shumë sa po përflitet për të pasmet e saj, me siguri në vazhdim do të jetë kërcënim për Nicky Minaj.