Mbase e kemi nënvlerësuar, por Tyga vërtetoi se është një reper i mirë.
Të mërkurën mbrëma ai dhuroi një performancë të shkëlqyer në pasarelën e V Files në New York, gjatë javës së modës. Edhe pse i duhet ta pranojë se e dashura e tij, bukuroshja 18 vjeçare Kyle Jenner, e cila qëndronte në rradhë të parë, i vodhi gjithë vëmendjen me kostumin e saj transparent duke nxjerrë në pah të pasmet voluminoze. Gjithsesi, vetë Tyga u përpoq të qëndronte gjakftohtë, duke u fokusuar tek performance e tij.
Kylie zgjodhi të veshë një kostum tepër provokues duke mos lënë aspak vend për imagjinatën në një seri fotosh të shkrepura nga fotografi Renell Medrano. Hmmm, mos vallë e kemi lënë pas muzikën dhe po fokusohemi të gjithë tek arti i ekspozimit të të pasmeve? Shpresojmë që jo!