Era Rusi ka qenë një ndër këngëtaret pjesmarrëse te spektalit “Your face sound familiar” ndaj Ermali në “Një kat më lart” nuk mundet të mos e pyeste për këtë eksperiencë.
A rëndonin të pasmet si të Nicki Minaj? Mesa duket, jo. Era tha duke buzëqeshur se të pasmet ishin të lehta, nuk rëndonin aspak. Po ashtu ajo u puth në spektakël edhe me nje balerinë femër, duke dhuruar një performancë skenike. Në këtë kuader, të puthjeve skenike dhe qëllimit për show në këto spektakle, Ermali i kërkon të puthen në emision.
“A mundet të puthemi tani e të themi që është skenike – pyeti Ermali, ndërsa Era justifikon “Jo-në” duke thenë me shaka, “të kishim bërë pak prova, jo direkt”.
Ndiqni bisedën e plotë të Erës në “Një kat më lart”