Mbi 1 miliard euro kanë qarkulluar nga Shqipëria drejt vendeve të tjera dhe anasjelltas. Nga këto 113 milion janë dërguar jashtë vendit. Ndërsa pjesa tjetër janë futur kryesisht nga emigrantët. Sipas Eurostat, jemi i dyti vend në rajon pas Serbisë që dërgojmë më shumë para jashtë vendit, e kjo bie ndesh me realitetin, pasi niveli i varfërisë tek ne është shumë më i lartë se tek fqinjët tanë. Po gjithësesi në Europë, francezët nxjerrin më shumë para, 10 miliardë euro në vit.