INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të pasurit nuk jetojnë shumë më gjatë se të varfrit

Të pasurit nuk jetojnë shumë më gjatë se të varfrit

Publikuar më: 11:24 01-11-2018

Nuk është e vërtetë se të pasurit jetojnë shumë më tepër se të varfrit. Një studim i Universitetit të Kopenhagës ka arritur në përfundimin se ndryshimi në jetëgjatësi për qytetarët është rreth dy vjet e gjysmë, duke rrëzuar kështu mitin e rremë. Autorët analizuan jetëgjatësinë e personave nga 40 vjeç e sipër dhe të ardhurat e të gjithë popullsisë daneze midis 1983 dhe 2013, duke aplikuar, ndryshe nga studimet e tjera të ngjashme, një algoritëm që merr parasysh mundësinë e ndryshimit të statusit gjatë jetës, me të pasurit që bëhen të varfër dhe anasjelltas. Pritshmëria për një burrë 40 vjeçar që i përkiste grupit me të ardhurat më të larta ishte që ai të jetonte 77.6 vjet, dhe 75.2 vite për personin në grupin me të ardhurat më të ulëta. Për gratë, dallimi ishte edhe më i ulët, 2.2 vjet. Studimet e mëparshme, shkruajnë autorët, kanë gjetur dallime pothuajse të dyfishta, por pa marrë parasysh 'lëvizshmërinë'.  Autorët thonë gjithashtu se studimi ka treguar se në 30 vitet e fundit dallimi është rritur, megjithëse Danimarka është i famshëm për një sistem të shkëlqyeshëm të mirëqenies, i cili në teori maskon dallimet klasore".

Article Logic
Execution time: 0.0027849674224854