INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të pathënat e At Nikolla Marku-t: Nënë “HASAN” nuk ka!

Publikuar më: 10:29 23-03-2016

In Televizion udhëtoj drejt Elbasanit, ku zhvilloj një bisedë ndryshe me At Nikolla Markun, drejtuesi i Kishës Ortodokse “Shenjta Mari”. Kisha është Monument Kulture, por drejtuesi i saj, At Nikolla Marku është vënë shpesh nën shënjestër të drejtuesve të Kishës Ortodokse në Tiranë.

At Nikolla Marku sqaron në një intervistë për IN TV arësyet se përse ai është vënë nën shënjestër, e cila kulmoj me vendimin e tij që në këtë Kishë të zhvillohej një set fotografik me fustane nusërie.

At Nikolla Marku thotë se “Modelet në Kishë”, në fakt ishte një ekspozitë e bukurisë femërore shqiptare. Ai është një prift liberal në këtë pikë, ndaj pretendimet e Janullatos se u "përdhosën" objektet e kultit, ai i cilëson si farsë dhe tentativë për të sulmuar drejtuesin e kësaj kishe.

Por tashëm shoqëria ka ndryshuar, dhe shumë çifte homoseksualësh po kërkojnë dhe legjitimitetin e martesës mes tyre. Në këtë pikë At Nikolla Marku është i prerë. Shoqëria jonë ende nuk është gati, kisha e “tij” nuk është gati për këtë “martesë", thotë At Nikolla Marku.

Dhe në këtë moment At Nikolla Marku lëshon këtë deklaratë.

“Përpara se të arrijmë që të bëjmë këto veprime, ne duhet të kalojmë disa fusha të tjera të zhvillimit të shoqërisë shqiptare, në ekonomi, në politike etj. Dhe pasi ta kemi mundur ekonominë në një farë mënyre, dhe jemi zotër të ekonomisë, atëherë mund të fillojmë dhe të plotësojmë ato ligje të moralit të cilat i përkasin anës shpirtërore.

Në këtë kohë është shumë herët për këtë. Kur dy djem martohen dhe marrin përsipër të rrisin një fëmijë, atë fëmijë do ta pyesë mësuesja, si e ka emrin babai, filani. Po nëna? Hasani, NËNË HASANI NUK KA!!!”

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666