I ftuar në emisionin 3JAT z.Ben Blushi ka treguar se do dëshironte të kandidonte në Tiranë. Sipas tij, nëse Libra do ti jepte këtë kënaqësi, ai do donte të kandidonte në qytetin që do më shumë.
Për Blushin të bësh parti në ditët e sotme është një inisiative që mund të ndryshoj jetën. Krijimi i një komuniteti është gjëja më e rëndësishme, ashtu siç Libra është, siç synon. PS dhe LSI për Blushin janë përpjekur ndër vite të krijojnë një ekuliber mes partive, çka nuk është synim i Libra. Gjatë emisionit Blushit i është dashur të zgjedh mes disa emrave të analisteve dhe figurave të ekranit se cilin prej tyre do dëshironte të kishte në Libra. Për me shumë ndiqni bisedën e plotë: