INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të pathënat e NDARJES/ Ledri zbulon DETAJET që s’i dinim: Po të kishte qenë Sara më…

Të pathënat e NDARJES/ Ledri zbulon DETAJET që s’i dinim: Po të kishte qenë Sara më…

Publikuar më: 12:36 15-11-2024

Ledri Vula zbuloi disa të pathëna në intervistën e dhënë për Arbana Osmanin në episodin e parë të emisionit të saj të ri në YouTube, “Mirëmbrëma yje”.

Ndër të tjera ai foli gjerë e gjatë për lidhjen e tij me Sarën, nga shtatzënia e deri te fundi i lidhjes së tyre, arsyet për të cilën tha se nuk i ka menduar.

Ledri: Unë dhe Sara jemi dy tipa të kundërt, gjë që na ka bërë edhe të funksionojmë si çift.

Arbana: Por çfarë nuk funksionoi?

Ledri: S’e di, as nuk jam ndalur ta mendoj dhe as nuk dua ta mendoj tani.

Ledri: Më vjen keq vetëm për Poin. Për diçka tjetër, jo.

I pyetur nëse është penduar që lidhja e tij me Sarën ka qenë kaq publike, ai tha se ishte e pamundur ta mbante larg mediave, për shkak të karrierës së tij. Megjithatë, ai u shpreh se po të kishte qenë Sara më private, ndoshta do ishin ende bashkë.

Ai gjithashtu përmendi dhe reagimin e Poem Blu, vajzës së tyre, pas ndarjes, Ledri shpjegoi se ajo e kuptoi dhe pranoi situatën, duke thënë:

Java ime me mamin, java ime me babin.

Ai shtoi se, ndonëse e vështirë, gjëja që e shqetëson më shumë është ndikimi që ka kjo ndarje te vajza e tij, Poi, ndërsa për pjesën tjetër, nuk ka asnjë keqardhje.

Ky rrëfim i hapur i Ledrit ka qenë një mundësi për të shprehur e për të treguar më shumë rreth dinamikës së jetës së tij personale dhe marrëdhënies me Sarën, edhe pas ndarjes.a

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498