INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të pëlqen një veshje?! Ja si ta bësh tënden pa bërë ‘’Shopping’’

Të pëlqen një veshje?! Ja si ta bësh tënden pa bërë ‘’Shopping’’

Publikuar më: 10:24 30-04-2018

Tashmë garderoba e preferuar është shumë e  lehtë për ta patur  pa qënë e nevojshme për të parë nëpër revista apo të veshura nga yjet.  Thjesht merrni një foto, ngarkoni dhe stilet e ngjashme do ju shfaqen me vetëm disa klikime! Këtë e ofron "Match Style", veçori e re e aplikacionit nga Asos.

"Match Style", një lloj motor kërkimi vizual, bën blerje më të lehta e të këndshme.

 

Në Instagram ose kur shfletoni nëpër revista ju tërheqin veshje të ndryshme që dëshironi ti keni. Kjo është pikërisht aty ku vjen "Match Style". Funksioni i ri i aplikacionit ka nevojë vetëm për një fotografi të objektit të dëshirës dhe më pas kërkon stilet e krahasueshme në dyqanin online të Asos. Dhe shanset për të gjetur një produkt të ngjashëm janë të larta. Gama e produkteve Asos përfshin më shumë se 85,000 produkte!

 

Kështu funksionon Asos Style Match:

Hap 1: Hapni aplikacionin Asos dhe klikoni në fushën e kërkimit

Hapi 2: Klikoni në ikonën e kamerës në shiritin e kërkimit

Hapi 3: Merrni një foto të veshjes së dëshiruar ose ngarkoni një pamje të ekranit

Hapi 4: Klikoni mbi Done dhe prisni një moment

 

Happy Shopping!

Article Logic
Execution time: 0.0034801959991455