INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të përfaqësosh San Marinon në Eurovision? Ja sa duhet të paguash

Të përfaqësosh San Marinon në Eurovision? Ja sa duhet të paguash

Publikuar më: 12:34 04-01-2017

Duket se nga viti në vit për shkak të rritjes edhe së audiences europiane e asaj australiane (shifra rekord 2 vitet e fundit),  festivali europian bëhet gjithmonë e më shumë një synim i rëndësishëm për këngëtarë nga vende të ndryshme të kontinentit plak.

Ethet e edicionit 2017 kane nisur, pasi disa shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë bërë përzgjedhjen e tyre. Por ku ka sukses ka edhe aludime, marreveshje nën zë, të cilat shpesh publiku nuk i di.

Prej disa javesh kanë qarkulluar lajme se San Marino i vetofrohet disa këngëtarve për të marre përfaqësimin e tij, me kusht që keta të fundit të paguajne entin publik. Javen që kaloi këngëtari italian Tony Maiello deklaroi se Tv publik i San Marinos i kishte kërkuar 500.000 euro në këmbim që ai të përfaqësonte San Marinon në edicionin e këtij viti. Menjëherë enti publik mohoi këtë lajm, por mesa duket të njëjtën eksperiencë ka kaluar edhe e suksesshmja e muzikes italiane Arisa.

arisaaaaa.jpg

Ajo ka ripohuar të njëjtën gjë për portalin Quotidiano, vecse sipas saj, tv publik i ka kërkuar 300.000 euro në këmbim. Arisa nuk e ka mohuar dëshirën për të qënë në garën europiane, por ka theksuar se nuk ka aq leke të kursyera për t’ja dhene tv publik.

Çfarë po ndodh? Dy artiste që pohojnë të njëjtën gjë, televizioni i mohon.

Po kthehet Eurovisioni në një biznes tashme të deklaruar parash? 

Article Logic
Execution time: 0.0041599273681641