INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të përfolur për një lidhje, por Fifi dhe Flori Mumajesi nuk ndiqen as në “Instagram”/ Këngëtarja i kërkon që të pajtohen ''live'' në emision

Të përfolur për një lidhje, por Fifi dhe Flori Mumajesi nuk ndiqen as në “Instagram”/ Këngëtarja i kërkon që të pajtohen ''live'' në emision

Publikuar më: 12:32 24-03-2019

Fifi dhe Flor Mumajesi janë një nga dyshet, të cilat po përfliten më së shumti në showbizzin shqiptar.

Duke filluar që nga publikimi i videos ku ata shfaqeshin duke kënduar shumë pranë njëri-tjetrit, si dy të dashuruar thashethemet nuk kanë pushuar më se midis tyre ka më shumë se miqësi.

Më pas largimi i papritur i Fifit nga “Max Production” dhe provokimet e ndryshme për një këngë të re me producentin, i shtuan akoma më shumë këto zëra.

Një javë më parë lajmi qarkulloi se Fifi dhe Flor Mumajesi nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, gjatë kërcimit me Gracianon, Fifi ka folur për herë të parë rreth sherrit me Florin. 

Teksa është pyetur për të dhe marrëdhënien mes tyre Fifi i është drejtuar kamerës duke i kërkuar kantautorit që të pajtohen pas këtij emisioni.

"Flor unë nuk flas por rëndësi ka që ka shumë mundësi që ky emision të na pajtojë ne të dyve.”, i është drejtuar ajo këngëtarit.

‘ Pse jeni zënë?’, e pyet Graciano.

‘Jo veç jemi heq nga Instagrami. Por rëndësi ka që një ditë jo shumë të largët të rregullohen gjërat.’, ka përfunduar këngëtarja.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934