INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të përgatitur në maksimum! Banda mafioze i hap zjarr policisë në tunel

Të përgatitur në maksimum! Banda mafioze i hap zjarr policisë në tunel

Publikuar më: 19:43 28-10-2017

Një bandë e cila merrej me vjedhjet dhe thyerjen e bankomatëve është vënë përpara përgjegjësisë nga autoritete italiane.

Anëtarët e grupit përveç vjedhjes merreshin dhe me grogë, ku gjithsej janë kapur 19 persona, Ata kishin grabitur bankat, në krahinat e Avellino, Salerno, Napoli dhe Foggia. Gjithashtu kishin pas planifikuar dhe një grabitje të madhe në Gjermani.

Por gjatë gjithë aktivitet që ata kryenin kishin bërë një gabim që nuk i kishte shpëtuar syrit të oficerëve të policisë. Në të gjitha vjedhjet, grupi kishte lëvizur me të njëjtën makinë, gjë e cila ndihmoi policinë për identifikimin më të lehtë të anëtarëve.

Hetuesit kontrolluar targën duke e identifikuar në sajë të video kamerës. Kështu ata arritën të gjurmojnë identitetin e një prej kusarëve.

Ky ishte hapi i parë i një operacion që çoi në arrestimin e nëntëmbëdhjetë veta nga Campania, Foggia dhe Shqipëria.

Policia, me mbështetjen e autoriteteve gjermane, ka ekzekutuar një urdhër të Gjykatës Nocera kundër 19 personave.

Hetimet, gjithmonë kanë qenë në lidhje me makinë. Por, policia kishte filluar më parë vënien në shënjestër të këtij grupi.

Më 19 prill, në fakt, e njëjta bandë kishte tentuar  që të “godiste” policinë pasi po i ndiqte në zonën e tunelit në Montepergola mes Serino dhe Solofra.

Diçka, shkoi keq. Automjeti i blinduar i policisë u bllokua në mes të makinave. Ajo çfarë ndodhi më pas as që mund të imagjinohet.

Një shkëmbim zjarri u hap nga ana e bandës në drejtim të policisë. Por fatmirësisht të shtënat e tyre dështuan, falë ndërhyrjes së policisë rrugore. Grupi në përpjekje për tu larguar u përplas me makinën e blinduar.

Por aksion nuk përfundon këtu. Në të njëjtën rrugë në kryqëzimin Fisciano, banda e maskuar dhe me kallashnikov tentuar që të godisnin sërish policinë, por më në fund ata u vunë në pranga ku iu sekuestruan dhe mbi 70 mijë euro. Pas një seri kurthesh, përgjimet ambientale dhe telefonike, mbikëqyrjen, imazhe të regjistruara nga video kamera, ndër-kontrolle nga stacione të ndryshme policore, policia vuri në pranga 19 perona, shkruan “Panorama”.

Pasquale Panico ( arrest shtëpie)

Ciro De Falco (arrest shtëpie)

Salvatore Della Ratta (burg)

Giovanni Dimitri (arrest shtëpie)

Giovanni Visone (i lirë me detyrim paraqitje),

Domenico Cocco (burgu),

Luigi Cavallaro (i lirë detyrim paraqitje)

Angelo Carbone (burg)

Antonio De Sandi (burg)

Luigi Delli Carri (arrëst shtëpie)

Ciro Bruno (arret shtëpi)

Maurizio Correra (arrest shtëpi),

Angelo Pugliese (burg)

Francesco Cucchiarale (arrest shtëpie)

Giancarlo Valerio D’Ambro (burg)

Loren Huqui (burg),

Pasquale Pecorella (burg)

Erand Sallaku (burg).  

Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867