Keni menduar ndonjëherë të përjetoni një film dhe të bashkëveproni me karakteret e tij?
Një gjë të tillë e ofron teknologjia dhe ju mund të shijoni personazhet e filmit të animuar E bukura dhe Bisha.
Duke nisur nga viti 2020 në Tokyo Disneyland shikuesit do të kenë mundësinë të bashkëveprojnë me versionet ultra-realiste të animacioneve të filmit ikonik i vitit 1991.
Një pjesëz e eksperimentit tregon Bishën, Belën dhe kalin e saj Philipe të cilët duken jashtëzakonisht të vërtetë. Bukuroshja shihet teksa këndon dhe është në kërkim të babait. Një tjetër skenë e përjetësuar është edhe darka e dy personazheve.
Krijuesit e një përjetësimi të tillë teknologjik shprehen se vizitorët do të kenë mundësinë të kërcejnë edhe ata me personazhet.
Inxhinierët kanë punuar me artistë dhe animatorë nga studio e Walt Disney - disa prej të cilave kanë punuar në filmin origjinal të filmit E Bukura dhe Bisha më qëllimin për t'i sjellë karakteret në jetë.
Ata përdorën teknologji të avancuar dhe robotikë për 'sjelljen e personazheve në jetë jashtë ekranit të cilat u japin mundësinë njerëzve t’i përjetojnë. Së pari, u morën modele dhe animacione nga artistët e Disney, të cilat shërbyen si bazë për programimin.