INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të përpiktë në takim Rama, Meta dhe Basha, nisin bisedimet në Kuvend

Të përpiktë në takim Rama, Meta dhe Basha, nisin bisedimet në Kuvend

Publikuar më: 15:25 18-07-2016

Të përpiktë si asnjë herë tjetër, tre liderit e tre forcave kryesore politike në vend kanë nisur takimin trilateral në selinë e Kuvendit. I pari që ka mbërritur në zyrën e tij ka qënë Kryeparlamentari Ilir Meta, i cili mirëpret në zyrën e tij, aleatin në qeveri Edi Rama dhe liderin e demokratëve Lulzim Basha. Po të përpiktë në orar, pa shkuar ende ora 16:00, në selinë e Kryesisë së Kuvendit kanë mbërritur Kryeministri Edi Rama e Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ata kanë zgjedhur hyrje të ndryshme, por tryeza do ti bashkojë për të diskutuar çështjen më të rëndësishme për vendin, reformën në drejtësi.
Pa frikë mund të thuhet se ky takim është vendimtar për ecurinë e mëtejshme të reformës në drejtësi, në kushtet kur 21 Korriku është përcaktuar si afati përfundimtar i reformës në drejtësi. Por ashtu siç kishin paralamëruar dy ambasadorët, Donald Lu e Romana Vlahutin kanë munguar në këtë tryezë. E arsyeja u bë publike nga dy ambasadorët, kur tha se Lulzim Basha nuk foli për çështjen për të cilën do të diskutohet, propozimi hibrid për reformën në drejtësi, i propozuar nga Victoria Nuland.

Ndërkohë në tryezën e tre liderve politik kanë qënë dhe kryetari i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafa, nënkryetari i këtij komisioni Oerd Bylykbashi si dhe kryetari i grupit të LSI Petrit Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836