Ylli portugez publikoi të hënën një video ku shihet duke pirë çaj kamomili bashkë me një mik në lokal.
Por ende pa vënë buzët në filxhan, drejt tij vërshojnë njëri pas tjetrit fansa që i kërkojnë të bëjë foto me ta. Tundimit për të pasur një kujtim me “CR7”-n nuk i rezistojnë as punonjësit e lokalit, madje edhe një grua që shet parfume në një dyqan aty pranë.
Në anën e majtë të ekranit shfaqet numri i herëve që asi i Realit të Madridit rrufit çaj, kurse në të djathtën fotot e bëra me fansat.
“Më vjen mirë të shoh që njerëzit e admirojnë punën time, që më pëlqejnë si jam. Ndjehem mirë. Më pëlqen që njerëzit mendojnë se jam futbollist i mirë”, tha Ronaldo duke buzëqeshur.
Gjatë gjithë videos, ai mban në qafë kufjet “ROC Live Life Loud”, firmë të cilën e ka në bashkëpronësi e për të cilën u realizua videoja-reklamë.