INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Te plagosurit e Pogradecit: 9 në gjendje kritike

Te plagosurit e Pogradecit: 9 në gjendje kritike

Publikuar më: 11:09 02-02-2016

Shefi i pavionit të djegieve në QSUT, Gjergji Belba ka bërë të ditur situatën aktuale të plagosurve nga shpërthimi i bombulës së gazit, e cila ndodhi një ditë më parë në një lokal në Pogradec. Sipas shefit të pavionit të djegieve, 9 nga 23 personat e plagosur në ngjarjen e Pogradecit janë në gjendje kritike, me djegie të shkallës së tretë.

“Dje janë paraqitur 23 pacientë, midis tyre 9 janë shtruar në terapinë intensive në gjendjen më të rëndë, 8 në pavion në gjendje të mesme, dhe gjashtë në gjendjen më të lehtësuar. Flasim për djegie të gradës së tretë kryesisht, janë të thella dhe që kanë prekur pjesë kritike, duar e fytyrë. Jemi duke bërë gjithë ekzaminimiet për momentin e kemi të stabilizuar 14-vjeçarin që është në gjendje më të rëndë”.

Për momentin thonë mjekët, nuk është i mundur transferimi jashtë shtetit për asnjë prej pacientëve.

 “Nuk është e mundur transferimi i tyre jashtë shtetit pasi duhet të stabilizohen njëherë. Ne jemi në vazhdimësi të mjekimit. Njëri është më i ri, të tjerët janë të moshës 25-45 vjeç”.

Article Logic
Execution time: 0.0033102035522461