INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të porsalindurit prenatalë shërohen pranë nënës, në shtëpi

Të porsalindurit prenatalë shërohen pranë nënës, në shtëpi

Publikuar më: 17:50 23-02-2017

Mijëra të sapolindur të sëmurë duhet të dërgohen në shtëpi me nënat e tyre në vend që të vendosen në repartet e kujdesit të veçantë, në spitale. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Angli. Sipas mjekëve që kryen këtë studim kontakti me lëkurën e  nënës është i rëndësishëm në orët e para të lindjes. Ajo e ndihmon foshnjën për të rregulluar frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe temperaturën pasi lëshon një hormon qetësues . Mjekët studiuan mijëra foshnja të lindura ,  midis 37 dhe 40 javësh, të sëmura me verdhëz, nivel të ulët të sheqerit në gjak dhe me probleme të frymëmarrjes. Rreth 90,000 foshnja janë pranuar çdo vit në repartet e të lindurëve të kujdesit intensiv dhe numrat janë rritur me 24 për qind që nga viti 2011.  Raporti rekomandon që foshnjat të cilët nuk janë të sëmurë rëndë, të lejohen që të shkojnë në shtëpi me nënat e tyre dhe të kthehen për analiza dhe trajtime. Ata me komplikacione të rënda duhet të mbahen në reparte me nënat e tyre, derisa  të trajtohen.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779