Nga “duck face” tek duart stil T-Rex, selfie-t në pasqyrë dhe shumë poza të tjera, Instagrami mund të quhet ndryshe një zonë e minuar ku mund të gjurmosh gjithë pozat tipike të blogereve.
Megjithatë kohët e fundit ka mbërritur një stil i ri, a i të pozuarit ulur, që ndryshe quhet “Insta Sit”. E bërë e famshme nga modelet që pozojnë më bikini, kjo lloj poze ju siguron qindra pëlqime në Instagram. Ajo që duhet të bëni është të qëndroni ulur, të shtrini njërën këmbë dhe të mblidhni tjetrën. Çdo gjë varet nga këndi i pozimit.
Çfarë mendoni? A do provonit “Insta Sit” herës tjetër në plazh?