INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Të prekësh m*tin do bëhesh pis’/ Lulzim Basha kërkon ndjesë pas fjalorit në Kuvend: Instikti i...

‘Të prekësh m*tin do bëhesh pis’/ Lulzim Basha kërkon ndjesë pas fjalorit në Kuvend: Instikti i...

Publikuar më: 18:15 21-12-2018

Pas fjalorit që përdori nga foltorja e Kuvendit, ku i ktheu përgjigje akuzave të Taulant Ballës, kryetari i PD-së Lulzim Basha vjen me një mesazh ndjese.

Fjalimi i Bashës në Kuvend:

“Instinkti i parë është i instinkti i prindit dhe unë doja të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra e para e punës që të prekësh mutin bëhesh vet pis, të prekësh mu*in bëhesh vet pis, nuk do të arrija dot që tu përcillja qytetarëve tre pika”- tha Basha
.
Pak më parë në një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë, përmes një postimi në Twitter, Basha theksoi se të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, është niveli më i ulët i politik bërjes.

“Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshëm sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politik bërjes.”, shkruan Basha.

bashamefal.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557