INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të prekurit nga astma. Italia numër rekord, 3 milionë të sëmurë[VIDEO]

Publikuar më: 14:28 06-06-2017

Numri i personave të prekur nga astma është rritur gjatë viteve të fundit. Shifrat zyrtare në Itali flasin për 3 milionë persona që vuajnë nga astma. Ndërkohë mendohet se numri është edhe më i madh pasi shumë italianë nuk janë ndjekur në spital ose nuk janë vizituar te specialistët mjekësor. Edhe pse astma është një sëmundje kronike nga e cila nuk mund të shërohesh, një terapi e duhur dhe mënyra e jetesës ju ndihmon që të kontrolloni simptomat. Astma është një sëmundje kronike inflamatore e rrugëve të frymëmarrjes që ka një komponent gjenetik. Simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person: Fillimisht pacientët mund të përjetojnë kollë të thatë dhe të rrëmbyer, që shoqërohet me një mungesë të frymëmarrjes. Në disa raste jep ndjenjën e shtrëngim në gjoks, vazhdon gjatë gjithë ditës dhe përkeqësohet kur ekspozohen ndaj alergeneve të caktuara. Sipas të dhënave të fundit, më pak se 30% e pacientëve italianë ndjekin terapinë me medikamente. 56 për qind i përdorin ilaçet vetëm kur ndjejnë rrezikun e një sulmi akut, ndërkohë që   12 për qind jo nuk ndjekin një terapi të përcaktuar. Një e katërta e pacientëve me astmë nënvlerësojnë seriozitetin e vërtetë të sëmundjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338