INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të premten provimi i matematikës, njihuni me rregullat

Të premten provimi i matematikës, njihuni me rregullat

Publikuar më: 16:20 16-06-2016

Të premten maturantët do të zhvillojnë provimin e tretë në kuadër të Maturës Shtetërore. Janë rreth 42.400 maturantë që do të futen në provimin e Matematikës, i cili përmbyll provimet e këtij cikli.
Provimi do të nisë në orën 10:00 do do të zgjasë për 2 orë e 30 minuta, ndërkohë që do të zhvillohet në 201 qendra në të mbarë vendin. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deklaroi se MAS dhe institucionet e varësisë kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin dhe zhvillimin korrekt të procesit të provimit, nga fillimi deri në mbylljen e tij.
Rregullat e provimit:
-Provimi do të fillojë në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
-Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit.
-Maturanti duhet të ketë me vete, vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.
-Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe në pyetjet me alternativa rrethon vetëm alternativen e saktë.
-Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.
-Maturanti nuk duhet të dëmtojë kodin e sekretimit të testit, apo të vendos mbi të shenja të dallueshme dhe të veçanta.
-Maturantëve me aftësi të kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.
-Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës se mbarimit të provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.
Maturanti nuk mund të:
    a) ndryshojë vendin e caktuar;
    b) komunikojë apo të japë informacion me maturantet e tjerë;
    c) refuzojë kontrollin nga ana e administratoreve.

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699